Me pranga në duar dhe i rrethuar nga qindra policë, dalin pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit që kreu masakrën në Serbi

0

21-vjeçari që vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë u arrestua mëngjesin e sotëm, pasi deri në 1000 forca të ndryshme policie u vunë në aksion për kapjen e tij.

Mbrëmjen e djeshme Uros B kreu vrasje masive në tre fshatra pranë Mlladenovicit pasi hapi zjarr me kallashnikov.

Banorët e një nga fshatrave ku ndodhi ngjarja, shprehen se në fshatin Dubonë ka patur kaos të plotë. Ata tregojnë se shtatë persona ishin ulur pranë shkollës dhe 21-vjeçari i cilësuar si terrorist nga institucionet, doli nga makina dhe ka hapur zjarr. Personat e vrarë dhe të plagosur prej tij, kanë qenë të gjithë fëmië të cilët nuk kishin shkaktuar ndonjë problem të mëparshëm.

Një nga banorët e fshatit tregon që plumbat fluturonin gjithandej dhe ata nuk kishin mundësi të shpëtonin veten e tyre, përveç dikujt i cili është shtrirë poshtë stolit.

Ngjarja e kobshme , kishte bërë që të gjithë banorët të dilnin me vrap nga shtëpitë e tyre, për të parë kudo gjak. Ata kanë telefonuar policinë dhe ambulancën, sakaq janë përpjekur të shpëtonin fëmijët e plagosur.

Një nga të vrarët, ka qenë dhe një polic i ri i cili tentoi ta ndalonte, por 21-vjeçari e la të vdekur, nga plumbat e kallashnikovit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu