Kamperi i disa turistëve francezë që ndodheshin me pushime në Zvërnec të Vlorës është përfshirë nga flakët.
Dyshohet se zjarri ka nisur aksidentalisht duke shkrumbuar plotësisht mjetin që shërben si për udhëtim edhe për akomodim. Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
“Sot, rreth orës 19:55, në Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (camper), në pronësi të shtetasit francez A. D.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës.