Me qen antidrogë në banesë/ SHÇBA publikon pamjet e ‘supermarketit’ me drogë të efektivit RENEA-s dhe shokëve të tij (Video)

0

SHÇBA zbardh operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u arrestua speciali i RENEAS Rael Luli dhe disa persona të tjerë. Sipas njoftimeve të mëparshme, Policia dyshon se në krye të këtij grupi që merrej me shpërndarjen e kokainës qëndronte pikërisht Rael Luli.

Në datën 20.08.2021 rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 të qytetit të Tiranës, u konkludua dhe u bë ndërhyrja për ekzekutimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Rael Luli, 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”;

– J.L., 30 vjeç;

– G.S., 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.

Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:

– G.H., 26 vjeç;

– E.S., 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.

Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:

– 434 gr kokainë;

– 576 gr kanabis, e ambalazhuar;

– 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

– 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

– 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

– Vlera monetare 11,890 euro;

– 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

– Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

– 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

– 1 automjet tip Benz;

– 7 aparate celularë;

– Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

– 2 motoçikleta (pa targa).

Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasit e ndaluar dhe arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu