“Më refuzon në s*ks”, burri në hall të madh me të dashurën: Është kthyer në lesbike, më duket shkon me shoqen e ngushtë

0

“Dyshoj se e dashura po më tradhton me shoqen e saj lesbike”- rrëfen 35-vjeçari në rubrikën “Deidre” në The Sun.

Ai shpjegon se që nga momenti kur partnerja e tij filloi të kalonte kohë me këtë grua “marrëdhënia e tyre ka shkuar drejt greminës”.

Rrëfimi i plotë:

E dashura ime është 33-vjeçe. Ne jetojmë së bashku prej 4 vitesh dhe deri vonë kemi folur për planet për të krijuar familje, për martesën dhe fëmijët.

Por rreth 6 muaj më parë diçka ndryshoi. Ishte sikur dikush fiku një llambë në marrëdhënien tonë.

E dashura ime nuk donte më seks, u bë më pak e dashur dhe më pas u largua nga dhoma jonë e gjumit.

Arsyetimi i saj ishte se “kishte nevojë për më shumë gjumë”. Pastaj ajo filloi të thoshte se kishte dyshime për të ardhmen tonë, edhe pse më donte mua. Asaj thjesht “i duhej kohë” për të gjetur atë që donte.

E gjithë kjo përkoi me ardhjen në skenë të shoqes së saj nga kolegji, e cila erdhi në qytet pas ndarjes nga partneri i saj.

Ajo doli hapur si lesbike rreth 5 vite më parë dhe që kur u kthye e dashura ime takohet shpesh me të e shkëmbejnë çdo ditë mesazhe.

E dashura ime nuk ka pasur kurrë një tërheqje për gratë më parë, me sa di unë. Por duket shumë e afërt me këtë grua.

Për ditëlindje, shoqja e saj i dërgoi asaj një kartolinë në të cilën i shkruante “Të dua, ti je bota për mua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu