“Më rrezikohet jeta në Turqi”/ Gjykata e lartë jep “OK” për ekstradimin e ‘bossit’ të kriptomonedhave, Faruk Ozer

0

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të kryejë ekstradimin e ‘bossit’ të kriptomonedhave, turkun Faruk Ozer. Tashmë pritet që Ozer të ekstradohet drejt Turqisë.

Ozer, përmes avokatit të tij, ankimoi vendimin në Apelin e Durrësit. Gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan i ka dhënë ‘OK’ ekstradimit të Ozerit në Turqi, por ky vendim u ankimua me argumentin se bossit të kriptomonedhave i rrezikohet jeta në vendin që e kërkon për mashtrim. Tashmë, edhe Gjykata e Lartë dha ‘ok’, ndaj do kryhet ekstradimi i tij.

Kush është Ozer?

I njohur si ‘bossi’ i kriptomonedhave, Ozer më 30 gusht të 2022-it, në jug të Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.

Ozer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg për 3 krime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu