“Më shkarkoi në avion”/ Koeman sulmon presidentin e Barcelonës

0

Ronald Koeman është rikthyer të flasë për ish-klubin e tij, Barcelona, teksa së fundmi ka zbuluar mënyrën se si presidenti Joan Laporta e shkarkoi.

Holandezi, i cili mbylli aventurën me katalanasit në muajin tetor ku pësoi tre humbje në katër ndeshje, tregon se Laporta e shkarkoi në avion teksa po ktheheshin nga transferta me Rayo Vallecanon, ku Barça u mposht me rezultatin 1-0.

“Ka një detaj i cili më lëndoi shumë në mënyrën se si Laporta vendosi të më shkarkonte. Ishim në avion me lojtarët që ishin të ulur pas nesh, ndërsa unë duhej të qëndroja përkrah tij teksa më jepte lajmin e shkarkimit.

Laporta e thoshte gjithnjë me zë të lartë se unë jam një legjendë e klubit, por me vepra nuk e tregoi në asnjë moment diçka të tillë. Ai duhej ta provonte se e mendonte vërtet që unë isha një legjendë e Barcelonës, por gjithnjë sillej ndryshe nga sa fliste”, u shpreh 58-vjeçari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu