“Më shumë se 4,000 fëmijë të vrarë”, bilanc tragjik në Gaza

0

Në Gaza është regjistruar bilanc tragjik viktimash që nga nisja e konfliktit Izrael-Hamas më 7 Tetor.

Ashtu siç kemi raportuar më herët, numri i viktimave në Gaza tejkaloi sot 10 mijë të vrarë, ku përfshihen më shumë se 4 mijë e 100 fëmijë të vrarë, referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi.

Shifra tragjike vjen pas një natë sulmesh intensive në Gaza, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se ata goditën qindra objektiva duke përfshirë një objektiv ushtarak të Hamasit.

Disa politikanë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, kanë vënë në dyshim saktësinë e shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se numrat ishin të besueshëm.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se operacioni i saj synon të shkatërrojë plotësisht Hamasin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu