Me sy të nxirë dhe tre qepje në vetull, dalin pamjet e Bebe Rexhës pas incidentit në koncert (FOTO)

0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka reaguar pasi u godit në kokë nga një telefon i hedhur nga një pjesëmarrës i koncertit.

Në një postim të parë pas ngjarjes, Bebe shfqet me syrin e nxirë dhe me tre qepje në vetull.

“Jam mirë”-shkruan ajo teksa ka postuar edhe fotot.

Këngëtarja e muzikës pop Rexha po përfundonte koncertin në Nju Jork të turneut të saj aktual në SHBA kur dikush nga turma i hodhi asaj telefonin. Telefoni e godeti Rexhën në anën e kokës.

Ajo shtrëngon menjëherë kokën, largohet nga turma dhe bie në gjunjë ndërsa anëtarët e ekipit të saj nxitojnë nga ana e skenës për ta ndihmuar.

Gjithashtu në rrjete sociale është publikuar edhe një video, ku njëri prej rojeve merr djalin që qëlloi këngëtaren, edhe pse nuk dihet nëse është ai dhe ende nuk ka një arsye pse u hodh telefoni në fytyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu