Me thikë në dorë, 21-vjeçari kërcënon pronarin e dyqanit dhe i vjedh celularin

0

Klaudio Qendro, 21 vjeç banues në Delvinë është vënë në pranga pasi akuzohet për vjedhje.

Balkanweb shkruan se i riu nga Delvina, mbrëmjen e 25 tetorit, me dhunë dhe nën kërcënimin e një thike ka vjedhur një celular në dyqanin e personit me inicialet F.D.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës. Sot, disa ditë pas identifikimit të të riut, dhe shpalljes së tij në kërkim, u bë e mundur dhe arrestimi i tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu