Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), është ndërmarrë një aksion për ekzekutim të masave të sigurisë, në Entin Kombëtar të Banesave.
ABC News mëson se janë ekzekutuar 5 masa sigurie “arrest me burg”.
Ndërkaq, tre persona të tjerë janë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
“Operacion i SPAK pranë Entit Kombëtar të Banesave. Me kërkesë të SPAK janë lësuar 8 masa sigurie, për persona që ushtrojnë aktivitetin pranë këtij institucioni. Ka të bëjë me korrupsionin, por nuk kemi detaje për këtë operacion. Këta zyrtarë, dyshohet se kanë pasur ndikim te persona të tjerë”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.