Vetëm pak minuta më parë ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku në këtë seancë janë rikthyer edhe deputetët e opozitës.
Edhe pse opozita u kthye për diskutime në seancë, sërish deputeti i PD, Dashnor Sula ka gjetur një mënyrë epike për të protestuar.
I veshur me rroba që mbajnë të burgosurit, me pranga në duar dhe me një parrullë “Stop dënimit Politik”, Sula është futur në Parlament.
Ai me nisjen e seancës ka debatuar që të nxirret jashtë Garda e Republikës, ndërsa në një moment i ka tunudr edhe prangat kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
“Vendimi i gjykatës i ka hedhur poshtë masat ndaj deputetëve, na keni dënuar pa ligj dhe pa rregullore. Na dënonit more 5 ditë apo 10 ditë, por na dënuat pa ligj, zonja Bushka me të tjerët që morën urdhra. Unë kam këtu nga 2005, ju cfarë nuk keni bërë, vuvuzela, bilbila, etj dhe nuk jeni dënuar më shumë se 10 ditë.
Por turp të keni që firmosni këtu për kolegët. Bëhuni more njerëz. Ju vendimin e Kushtetuese për Olta Xhaçkën e përdorët për letër higjenike, e hodhët në kosh. Ju i shkatërruat jetën dhe familjen politikanit Ervin Salianji që të mos kandidojë deri në 2034”, tha Sula.
“Zoti Sula uluni, e keni seriozisht që keni ardhur për të diskutuar sot në seancë”, tha Spiropali.