Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja janë dy banorët që kanë hyrë në “Big Brother VIP” që në nisje të formatit në muajin tetor. Dyshja ishin në fillim “aleatë”, por në vazhdim nuk kanë munguar debatet e forta mes tyre.
I fundit ishte me tone të ashpra në transmetimin live të së premtes së kaluar, ku aktorja aktorja u ngrit në këmbë dhe pasi balerini e akuzoi se ajo “ka një dorë në bakllava, tjetrën në revani dhe rri pas çiftit Donald-Beatrix për të përfituar”. Megjithatë nuk mungojnë ironitë dhe ngcmimet mes tyre ku së fundmi ka marrë vëmendje një deklaratë e Monika Lubonjës kundër Ilir Shaqirit.
Teksa po rrinte me aktoren e humorit, Arjola Demiri në dhomën e gjumit, Lubonja dëgjohet të thotë nën zë “më vjen t’i gjuaj me tullë pas kokës”, kur Iliri po ecte nëpër dhomë.
Kjo ka shkaktuar edhe shumë reagime në rrjet, ku në faqen zyrtare të Instagramit të “Big Brother VIP”, ndjekësit kanë lënë komente të shumta ku kritikojnë aktoren.
Kujtojmë se dyshja kanë pasur një tjetër debat mbrëmjen e kaluar, ku shkak është bërë një qese me spinaq.
Diskutimi:
Monika: Pse e hodhi spinaqin?!! Spinaqi ziheshe.
Iliri: Do ta gatuash? Do spinaqin? Ja ta sjell prapë!
Monika: E çoi te plehrat do ta sjellë nga plehrat tani. O Zot!!! Më kujton gjyshin. Edhe gjyshi kur s’kishte çfarë bëntë ziheshe. Edhe ky derëziu.
Einxhel: Mos u zini për pinaq tani.
Iliri: Na se do të dali byrek i shijshëm.
Gjithashtu Monika Lubonja foli për balerinin edhe në bisedën e saj me moderatoren nga Kosova, Egzona Rafuna dhe koreografin, Dritan Brama. Ajo shprehu se ka pasur raporte shumë të mira me balerinin dhe se nuk i ka bërë kurrë asnjë gjë të keqe.
“Në asnjë moment unë Ilirin nuk e kam lëshuar sepse kemi bërë shumë shumë muhabet. E kam idealizuar si artist dhe e kam idealizuar si njeri. Iliri ka një gjë të keqe që përpara lojës harron që janë njerëz që i lëndon. Monika Iliri nuk i ka bërë asnjë gjë.”