SPANJE – “Gjyqtari i ka ftuar lojtarët e Kosovës që të kthehen, por ata nuk e kanë bërë këtë. Futbolli është sërish lajm për arsye josportive. Ndeshja e Nations League ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë me rezultatin 0-0 në minutën e 90+3.
Shkaku i fundit ishte një përplasje mes Denis Alibecit dhe Amir Rrahmani, kapitenit të Kosovës, shkaktoi një sherr mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Media e njohur spanjole raporton skandalin e Bukureshtit: Ja pse u larguan
Pas incidentit, tifozët vendase brohoritën “Serbia, Serbia, Serbia…”, gjë që bëri që lojtarët e Kosovës të largoheshin nga fusha dhe ndeshja të ndalohej”, ka shkruar spanjolja Marca.
“Pas më shumë se 40 minutash pritje, edhe lojtarët rumunë u larguan nga fusha për shkak të refuzimit të lojtarëve të Kosovës për të rifilluar ndeshjen. Gjyqtari Morten Krogh nuk i bindi futbollistët e Kosovës që të kthehen”, shkruan mes të tjera mediumi spanjoll.