Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në rajon ka qenë në qendër të MDR, transmetuesit publik gjerman.
Në një artikull për Tiranën, transmetuesi publik gjerman shkruan se “piramida” e ndërtuar në kujtim të diktatorit në qendër të kryeqytetit Tiranë, tani është një qendër e teknologjisë së lartë. MDR thotë më tej se Piramida shihet nga qytetarët e saj si simbol i Tiranës dhe se godina e ish-diktatorit tani synon të përçojë mesazhin e lirisë.
“Në atë kohë kishte shumë ndërprerje të energjisë. Gjithçka ishte e errët. Vetëm piramida shkëlqente, mermeri i bardhë reflektonte dritën”.