Media serbe e bën Vuçiç për “një lek”: Tregon gënjeshtrat më të mëdha në 2021-shin

0

Gazeta serbe ka përmbledhur në një artikull gënjeshtrat më të mëdha që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë gjatë vitit 2021.

Nova.rs i shkruan se duhen shumë letra të bardha për t’i shkruar të gjitha gënjeshtrat që janë thënë nga presidenti serb vetëm në vitin 2021. Një nga gënjeshtrat e vitit të Vuçiçit ishte deklarata se nuk dilte shpesh në televizione. Sipas Byrosë për hulumtime sociale “BIRODI”, Vuçiç ka qenë i pranishëm më shumë se 100 orë transmetime në televizion.

Vuçiç gënjeu për takimin që ai e quajti historik mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ishte hera e parë që dy përfaqësues të shteteve të Shqipërisë dhe Serbisë takohen që nga viti 1947. Ish-kryeministri Zoran Gjingjiç kishte takuar Ilir Metën në vitin 2001, pastaj Vuk Drashkoviç si ministër i Jashtëm kishte vizituar Shqipërinë dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Kastriot Islami kishte vizituar Beogradin.

Një tjetër gënjeshtër e presidentit serb ka qenë deklarata se ai nuk i padit kundërshtarët politikë dhe gazetarët. Por, në fillim të nëntorit 2021, presidenti serb kishte ngritur padi kundër politikanit Bosko Obradoviç dhe ish-kryetarit të Beogradit Dragan Dilas me arsyetimin për prishje të reputacionit të tij me komentet e tyre në media.

Vuçiç kishte komentuar si të pamundur edhe mundësinë që dikush në Serbi të deklaronte se Republika Serbe e Bosnjës dhe Serbia do të bashkoheshin por duket se ka injoruar deklarata e vartësit të tij Aleksander Vulin i cili foli për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet. Vuçiç po ashtu ka gënjyer kur ka deklaruar se Serbia ka energjinë më të lirë në Evropë pasi sipas të dhënëave nga Eurostat Serbia nuk ka energjinë më të lirë në Evropë, pasi vendin për këtë e mban Ukraina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu