Media serbe ndan pamje nga skemat e Silvinjos: Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës

0

Një zhvillim i pazakontë ka shoqëruar seancën e fundit stërvitore të Kombëtares shqiptare, ku përveç gazetarëve vendas, janë shfaqur edhe përfaqësues të mediave serbe.

Gazeta e përditshme “Kurir” ka publikuar materiale video dhe fotografi nga stërvitja, duke pranuar hapur se e ka ndjekur seancën jashtë hapësirës së autorizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një artikull të botuar me titull provokues “Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës”, media serbe jo vetëm që pranon ndjekjen e stërvitjes, por edhe e paraqet si një “arritje”, duke përshkruar detaje nga puna taktike e trajnerit Silvinjo dhe përgatitjet e skuadrës kuqezi në prag të sfidave të radhës.

Veprimi ka ngritur pikëpyetje serioze lidhur me masat e sigurisë në kampin stërvitor të Shqipërisë, pasi mbetet e paqartë se si gazetarët serbë kanë mundur të qëndrojnë për një kohë të gjatë pranë fushës, pa u ndaluar nga personeli përkatës.