Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e thirrur nga opozita: Mijëra qytetarë u ngritën kundër qeverisë

0

Për tre orë qytetarë nga mbarë vendi, të thirrur nga partitë opozitare protestuan sot për 3 orë para Kryeministrisë, në shenjë kundërshtie ndaj qeverisë.

Protesta në fjalë u pasqyrua dhe nga mediat e huaja, të cilat shkruajnë se në këtë tubim merrnin pjesë mijëra qytetarë.

Mes tyre është dhe prestigjiozja Associated Press apo dhe Usnews.com. Po ashtu, lajmi është pasqyruar dhe nga mediat greke, si Euronews.gr.

Artikulli i AP

Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare protestuan të shtunën kundër krizës së kostos së jetesës në vend, duke e fajësuar qeverinë e qendrës së djathtë për korrupsion. Mbështetësit e opozitës u mblodhën para godinës kryesore të qeverisë, me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, se ai duhet të jepte dorëheqjen.

Protesta ishte kryesisht paqësore, por në fund disa protestues thyen linjën e policisë dhe spërkatën me bojë të kuqe dyert kryesore të godinës së Kryeministrisë. Të tjerë ndezën qirinj për të kujtuar dy persona të vrarë nga policia vitet e fundit.

Policia ndërhyri dhe të paktën një protestues u shoqërua. Shqipëria ka parë një rritje çmimi prej 8% këtë vit, veçanërisht për ushqimet bazë dhe karburantet pas pushtimit rus të Ukrainës. Mbështetësit e opozitës kanë fajësuar gjithashtu Ramën për mijëra të rinj që largohen çdo vit nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Protesta u organizua nga Partia Demokratike, ku mori pjesë lideri i saj Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër 78-vjeçar dhe ish-presidenti Ilir Meta, tani lider i Partisë së Lirisë.

Shqipëria mban zgjedhjet bashkiake në maj. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin opozitën, e cila është zotuar të dyfishojë pagat dhe pensionet nëse kthehet në pushtet.

Por partia e tij është goditur nga grindjet e brendshme pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken vitin e kaluar ndaloi Berishën dhe të afërmit e tij të ngushtë të hynin në SHBA për “akte korruptive që minuan demokracinë” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu