Mediat greke pas atentatit: Lufta mes bandave shqiptare ka lënë disa të vdekur

0

 

Katër ditë më parë një shqiptar u tentua të vritet qendër të Athinës, ndërsa autorët morën peng një taksist duke u zhdukur, por nga shpejtësia në momentin e zbritjes harruan pistoletën në makinë.

Autorët ende nuk janë kapur, por cilat janë pistat ku po hetohet? Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për një përplasje mes bandave shqiptare.

“Lufta mes bandave mafioze shqiptare nxori në pah përpjekjen për vrasjen e një 32-vjeçari shqiptar në stacionin e Larissas. 32-vjeçari u qëllua nga një taksi, u plagos dhe u dërgua në spital. Autorët u larguan, por lanë një pistoletë në sediljen e pasme të taksisë, e cila po shqyrtohet nga laboratorët e policisë.

32-vjeçari është një anëtar kryesor i bandës mafioze shqiptare. Grupi u përplas me një bandë tjetër mafioze shqiptare dhe hapi një cikël të përgjakshëm të larjes së hesapeve me disa ekzekutime dhe atentate prej vitit 2007.

32-vjeçari u kishte shpëtuar më parë për dy atentateve të tjera. Në korrik 2007 atë u përpoqën për ta vrarë në qendër të Athinës dhe në maj të vitit 2019 u qëllua përsëri në stacionin e Larissa dhe u plagos rëndë” thuhet në një artikull në median greke lidhur me atentatin mafioz, që ende nuk ka autor të arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu