Presidenti Ilir Meta ishte pjesë e një ekspozite tre ditë më parë ku fokosi ishin disa foto të organizuara nga shoqata çame në gardhin e Presidencës.
Kjo zgjoi reagime shuymë të forta nga mediat greke të cilat e quajtën veprimin si proviokues. Ishin mediat si “Protothema” dhe “Himara.gr”, që shkruajnë se Meta bëri xhiro në një ekspozitë me foto të pavërteta,ku sipas tyre tregohej pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia.
“Provokues, Ilir Meta u orientua mes hartave dhe fotove që flasin gjoja për pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia” thuhet në shkrimin e “Protothema”.
Madje gjërat kanë shkuar më tej teksa ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar edhe një protestë në lidhje me këtë rast dhe kërkojnë një shpjegim të menjëhershme nga zyra e presidentit Ilir Meta, lidhur me ekspozitën dhe pjesëmarrjen e tij.
“Fotot, të cilat janë postuar në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, shoqërohen me akuza ndaj vendit tonë për “gjenocidin e Çamësisë”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “territore të pushtuara shqiptare”, shkruajnë mediat greke.