Këngëtarja shqiptare Elsa Lila u arrestua dje në Itali, si pjesë e një grupi shqiptaro-italian që merrej me trafik droge, shkruan newsbomb.al. Referuar asaj që kanë publikuar mediat në vendin fqinj, 41 vjeçarja shqiptare ishte “financiere” e grupit pasi ruante paratë e tyre.
“Correiere della Sera” shkruan se Elsa Lila nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me drogën. Megjithatë, gjyqtarja e ka konsideruar këngëtaren shqiptare si “pjesëmarrëse në bandë” dhe “person të besuar” të Arindi Bocit, i njohur si “Rindi”. Ky i fundit është arratisur dhe konsiderohet si kreu i bandës shqiptare të drogës.
Në përgjimet që kanë publikuar mediat italiane, thuhet se Elsa Lila i ka ofruar shtëpinë e saj Bocit që ai t’i fshihej Policisë. “Shko, shko atje, ndërro vend”, i ka thënë këngëtarja kreut të bandës shqiptare. Referuar këtyre përgjimeve, 41 vjeçarja duket se nuk i frikësohej Policisë por “hajdutëve” që mund të vidhnin “kutinë e babagjyshit” ku ajo mbante paratë e trafikantëve.
Anëtarët e bandës përdornin celularë të koduar për të mos u përgjuar. Një prej të arrestuarëve, duke i besuar një bashkëpunëtori të policisë, i ka thënë se nëse “Nëse këto (kujtimet) hapen, do të bëjnë një burg të ri në Romë”, transmeton newsbomb.al. Sipas hetuesve, Elsa Lila e kishte të qartë dhe planin për t’i shpëtuar Policisë.
“Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera” . Në një rast “më dhanë një gjobë (në b&b të tij) por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kishin kontrolluar”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.
“Corriere” i ka dedikuar dhe një profil të shkurtër këngëtares shqiptare, duke e cilësuar atë si “këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri në vitin 1999, me dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007). “Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit dhe tashmë në burg”, pasi agjentët e skuadrës lëvizëse shkuan mëngjesin e djeshëm në. shtëpinë e saj në San Lorenzo, me një urdhër-arrest të lëshuar nga gjyqtarja Maria Paola Tomaselli.