Mediat: Ngecin bisedimet për Hormuzin, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

0

Bisedimet në Pakistan midis Iranit dhe SHBA-së kanë ngecur për shkak të Ngushticës së Hormuzit, raportoi Financial Times, duke cituar burime të besueshme të cilat thanë se kalimi detar mbetet një pikë e kontestuar ashpër.

Irani këmbëngul në ruajtjen e kontrollit të Ngushticës dhe vendosjen e detyrimeve të tranzitit mbi anijet, dhe negociatorët e tij e kanë hedhur poshtë propozimin për menaxhim të përbashkët.

Raportet e medias tregojnë se një raund tjetër bisedimesh midis Iranit dhe SHBA-së, i treti që kur delegacionet u takuan në Islamabad, ka të ngjarë të zhvillohet këtë mbrëmje ose nesër.