Mediu rrëfen telefonatën me Bashën: Nuk i thashë jep dorëheqjen

0

Kreu i Partisë Repubikane, Fatmir Mediu, deklaron se nuk i ka kërkuar kryedemokratit, Lulzim Basha, që të japë dorëheqjen, njësoj si shumë aleatë të tjerë e deputetë të Partisë Demokratike. I ftuar në “Politiko”, Mediu tha se Bashës i ka kërkuar të marrë vetë një vendim pa u ndikuar nga askush.

“Berisha tregoi se pati mbështetje të madhe por pa një rikonceptim të PD dhe opozitës nuk është e mjaftueshme drejt një ndryshimi politik. Pa garë elektorale opozita nuk ka shanse për të fituar. Kam biseduar me Bashën dhe nuk e kam marrë t’i them ‘jep dorëheqjen’. I thashë do preferoja të marrësh vendim vetë, i thashë që ke përgjegjësinë për të ndërtuar një raport. Është raport miqësor, e kam bërë në mirëkuptim dhe të marrë vendim vetë pa ta imponuar të tjerë,”- tha Mediu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu