Megan Fox komenton e revoltuar diferencën e moshës mes partnerit të saj

0

Megan Fox i është përgjigjur kritikave për hendekun e moshës së saj me ate të të dashurit, Machine Gun Kelly.

Aktorja 35-vjeçare është vetëm 4 vite me e madhe se partneri i saj, me të cilin konfirmoi marrëdhënien në qershor të vitit 2020, menjëherë pasi u shfaq në videoklipin e këngës së tij hit ‘Bloody Valentine’. Çifti më i komentuar duket se pëlqehet shumë nga publiku dhe dashuria e tyre për njëri-tjetrin është aq e madhe sa MGK mban gjakun e Fox në një varse rreth qafës së tij, shkruan InfoWebTv.

Sidoqoftë, me sa duket njerëzit kanë pasur një problem me faktin se Megan është vetëm 4 vjet më e madhe se MGK.

“Ju doni të flisni për patriarkatin? Fakti që ai është katër vjet më i ri se unë, dhe njerëzit duan të sillen sikur unë jam duke dalë me një burrë më të ri. Ai është 31, dhe unë 35. Dakord, ai ka jetuar si të ishte19 vjeç tërë jetën e tij, por ai nuk është 19. Askush nuk do të thoshte gjë nëse George Clooney do të dilte me dikë katër vjet më të re,” është shprehur aktorja.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu