Policia dhe SPAK zhvilluan sot një megaoperacion në disa qytetet të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër dhe Kukës nga ku u arrestuan biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale. Olti Bistri, disa policë si edhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.
Mësohet se mes të arrestuarve është edhe Astmer Bilali nga banda kriminale e Bajrave.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar urdhër arreste dhe për persona që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë që pritet bashkëpunimi me agjensitë e huaja për vendosjen e tyre në pranga.