Megaoperacioni “Tempulli”/ Balla bën bilancin: Qindra të arrestuar dhe proceduar

0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë një bilanc sa i takon megaoperacionit “Tempulli”, në luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Balla në reagimin e tij shkruan se se deri tani janë 482 persona të arrestuar apo proceduar.

Ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve, stafeve pedagogjike dhe nxënësve që të raportojnë çdo paligjshmëri.

Reagimi i Ballës:

Lufta kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli” po jep çdo ditë rezultate, me 482 persona të arrestuar/proceduar deri më tani.

Përgëzoj 👮👮‍♂️🚔 Policinë e Shtetit në Dibër dhe Mat për goditjet e djeshme dhe nxis gjithë strukturën e Policisë të vazhdojmë intensifikimin e forcës sonë goditëse ndaj çdo forme kriminaliteti.

Ripërsëris ftesën time për qytetarët, stafet pedagogjike dhe vetë nxënësit që të mbështetin punën e Policisë në kuadër të #PaketaeSigurisënëshkolla duke raportuar çdo paligjshmëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu