TIRANË- Megi Fino është zgjidhur kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Romina Kukon. Ndërkohë Endrit Braimllari ka marrë postin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Vajza e deputetit të ndjerë socialist, Bashkim Fino, Megi Fino, aktualisht shërben si zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori i vitit 2021.
Ndërsa Brahimllari, ish-nënkryetar i Partisë së Lirisë, kandidoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por pa arritur të sigurojë mjaftueshëm vota për t’u bërë deputet.