Meksika fitoi në transfertë 1-0 ndaj Hondurasit, tani “Katar 2022” më pranë…

0

Fitore e ngushtë në transfertë e Meksikës kundër Hondurasit.

Një gol i Edson Alvarez në minutën e 70-të i mjaftoi skuadrës mike të siguronte fitoren 1-0, e cila tani i afron ata edhe një hap më pranë kualifikimit në Kupën e Botës në “Katar 2022”.

Në ndeshjen e ditës së 14-të, në të gdhirë të së enjtes dhe të fundit kualifikuese për zonën e CONCACAF-it, Meksika do të presë në “Estadio Azteca” skuadrën e Salvadorit, ku vendësit parashikohen si favorite.

Renditja aktuale në këtë zonë e sheh Kanadanë të parën dhe tashmë të kualifikuar me 28 pikë, Shtetet e Bashkuara të dytat me 25 së bashku me Meksikën që renditet e treta dhe Kosta Rikën e katërta me 22 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu