Meksika në “luftë” pas arrestimit të tij/ Kush është Ovidio Guzman, djali i bosit famëkeq të drogës “El Chapo”?

0

Ovidio Guzman, djali i zotit famëkeq të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, u arrestua dje nga autoritetet meksikane në një operacion blic në Culiacan.

Mbështetësit dhe adhuruesit e tij ishin të pafund në numër, saqë krijuan edhe trazira në gjithë qytetin duke u vënë flakë kamionëve si dhe shtinë me armë në aeroport në shenjë revolte për arrestimin e tij. Adhuruesit e Guzman kanë kundërshtuar në mënyrë absolute ekstradimin e tij drejt SHBA-së, ku bosi i drogës ishte i shpallur në kërkim. Për këtë arsye linja e aeroportit ndërpreu aktivitetin, ndërsa qytetarëve iu bë apeli që të mbylleshin në shtëpitë e tyre.

Por cila është e kaluara e tij kriminale?

Guzman përshkruhet si një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa i kërkuar edhe në SHBA për akuzat e trafikut të drogës. Ai ishte arrestuar më parë nga autoritetet federale në tetor 2019, por u lirua me urdhër të Presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shmangur trazirat dhe protestat kundër arrestimit të tij.

Sipas informacioneve nga Departamenti i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara, Ovidio dhe vëllai i tij Joaquín koordinuan veprimet dhe drejtuan një krah të grupit kriminal të quajtur Organizata Kriminale Transnacionale Guzmán López. Duke ndjekur hapat e babait të tyre, si Ovidio ashtu edhe Joaquín investuan në biznesin e trafikut të drogës me substanca të tilla si marihuana, kokaina, ephedrine dhe vitet e fundit, fentanil.

Këto aktivitete u verifikuan nga dokumentet e Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, të cilat detajojnë se nga prilli 2008 deri në 2018 të dy vëllezërit komplotuan për të shpërndarë drogë nga Meksika dhe vende të tjera për t’u importuar në vendin e qeverisur nga Joe Biden.

Shteti i Sinaloas është shtëpia e kartelit Sinaloa, një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të narkotikëve në botë. “El Chapo” ishte lideri i kartelit përpara se të dënohej me burgim të përjetshëm në vitin 2020. Arrestimi vjen disa ditë përpara se presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau të vizitojnë Mexico City për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Amerikës së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu