Meloni: Nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR

0

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka reaguar në Twitter për sulmet e bëra nga protestuesit serb në veri të Kosovës, kundrejt ushtarëve të misionit të KFOR.

Ajo tha se kjo gjë nuk do tolerohej më dhe po ashtu tha se duhen shmangur të gjitha veprimet e një anshme të Kosovës, duke shtuar se të gjithë në këtë moment duhet të bëjnë një hap pas duke kontribuar kështu b në zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës.

“ Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku u përfshinë edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme.

– Advertisement –

Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve.

Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”,-u shpreh kryeministrja e Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu