Memorandum Universitetit të Miçiganit dhe UBT në Kamëz, Rama: Hynë “mik” afganët

0

Universiteti Bujqësor i ka hapur rrugë bashkëpunimit me Universitetin Shtetëror të Miçiganit përmes një memorandumi që u nënshkrua sot. I pranishëm në Miçigan, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tregoi se nënshkrimi i memorandumit me Universitetin e Miçiganit u ndihmua edhe nga strehimi në Shqipëri i profesorëve të këtij universiteti në Afganistan.

“Ishte një vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit për të krijuar këtë lidhje mes këtij universiteti prestigjioz në SHBA dhe Universitetit tonë të Bujqësisë, por jo vetëm. Kemi firmosur marrëveshje mirëkuptimi dhe presim në fillim të vitit ët ardhshëm të kemi një vizitë puna për të parë si mund të ecim më tej për të krijuar një tjetër mundësi studentëve tanë që të mund të qëndrojnë në Shqipëri dhe të studiojnë me kushtet dhe mësimdhënien më të lartë si në universitet më të mira të botës. Kjo është një miqësi që lindi nga një tjetër miqësi mes universitetit të Miçiganit dhe profesorëve të këtij universiteti në Afganistan që ne i kemi strehuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi hapur një derë të re me miq e partnerë të rinj që do sjellin në Shqipëri më shumë dije e mundësi për të rinjtë tanë,“-u shpreh në fjalën e tij Rama.

Nga ana tjetër Kurt Richter, profesor në Universitetin e Miçiganit, tha se në muajt në vijim një trupë e këtij universiteti do të vizitojë Shqipërinë.

“Nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit. Gjatë muajve në vijim një trupë e Universitetit Miçiganit do të vizitojë universitet tuaja për të vijuar më tej me marrëveshjen”.

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me universitetin shtetëror të Miçiganit për programe dhe projekte të përbashkëta. Ndërkohë që pjesë e delegacionit ishte dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu