Mendohet se vinin nga kufiri shqiptar, ndalohen 2 automjete në Greqi, sekuestrohen mbi 81 kg marijuanë

0

GREQI- Policia greke ka sekuestruar mbi 81 kg marijuanë. Dyshohet se groga vinte nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek. Operacioni që ka nisur afër brezit të gjelbër ka përfunduar në Grevena, ku janë ndaluar 2 automjete pas një ndjekje policore. Mësohet se mjetet nuk i janë bindur thirrjes së policisë greke për të ndaluar çka ka ngjallur dyshime tek efektivët. Në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 77 pako, që përmbanin 81.5 kg marijuanë.

Mjeti tjetër ndërkohë shërbente për kontrollin e rrugës, me qëllim shmangien e postblloqeve. Në dy mjetet policia arrestoi 4 shtetas grekë, që ishin në 2 mjete të veçanta dhe sekuestroi gjithashtu edhe 6 celularë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu