Paloma është një nga konkurrentet më të përfolura në ‘Big Brother Vip Albania’.
Ajo gjendet shpesh mes diskutimeve të shumta me banorët e tjerë të shtëpisë.
Po ashtu, ajo nuk nguron që të flasë dhe për jetën e saj personale.
Së fundmi, Paloma ka treguar se para disa vitesh e kishte pushtuar frika se vajza e saj mund të ishte rrëmbyer.
“Një ditë shkova të marr vajzën nga kopshti dhe edukatorja më thotë që ajo ishte marrë nga i ati. Ndërkohë që Andrei ishte në punë”,- tha Paloma, e cila ka shtuar se ai moment për të ishte mjaft i tmerrshëm.
Më tej, ajo tregoi se kjo situatë kaq e vështirë ishte shkaktuar si pasojë e një keqkuptimi, por megjithatë për të ishte eksperienca më e frikshme gjatë prindërimit.
“Desh më ranë të fikët, edhe sot kur e kujtoj bëhem keq”,- tha Paloma.