Meri reagon për komentet negative që ka marrë nga njerëzit

0

Meri mesa duket është prekur shumë nga përballja me publikun, të cilët sipas saj kanë gjetur mënyrat më të ashpra për t’iu drejtuar. Me anë të një sqarimi, ajo ka vendosur të flasë për herë të parë dhe të fundit nëpërmjet ‘Instagram’.

“Të dashur mbështetës dhe ndjekës të faqes sime, ju falënderoj pamasë për fjalët e ngrohta dhe inkurajimin që më keni dhënë gjatë gjithë rrugëtimit tim në Love Story. Teksa momentet e bukura janë shfaqur në ekran, gjatë kësaj eksperience kam provuar edhe sulme dhe intriga nga më djallëzoret, qëllimi i të cilave ishin që unë të tërhiqesha nga Love Story. Unë nuk u theva dhe falë jush ia dola të shkoja deri në fund. Sa i përket zgjedhjes, ai ishte vendim i Saimirit dhe unë e dëshiroja! Jam e lumtur që dola nga ky show me Saimirin në krah! Ndihem më shumë se e bekuar! Por, edhe sot, ndërsa çdo gjë duket se është në vendin e vet, përsëri sulmet nuk kanë ndalur ndaj meje… Pas shpifjeve për ngjyrën e lëkurës, sot u morën dhe me gjyshen time të ndjerë! Lërini njerëzit në paqe! Të gjithë ata që me njohin në Elbasan, dinë gjithçka për origjinën, traditën dhe familjen time të respektuar! Gjithashtu janë munduar edhe të spekulojnë me shokët dhe miqtë e mi, duke përdorur foto të marra nga profili im! Deri më tani jam treguar shumë e vërtetë dhe ashtu do jem gjithnjë! Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë!”, -ka shkruar Meri.

Murrizi ishte vajza që u zgjodh nga Saimiri për të vazhduar njohjen jashtë e rrjedhimisht historinë e dashurisë që nisi në “Love Story”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu