Ish-banorët e “Big Brother VIP3” vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjen pavarësisht se reality show ka disa javë që ka përfunduar. Fansat janë kuriozë që të dinë se çfarë po ndodh me personazhet e tyre të dashur tani që rrugëtimi i tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka mbaruar.
Publiku ka dëshirë që të dijë se si po shkojnë lidhjet që u krijuan brenda në shtëpinë e BBV3 apo edhe miqësitë. E një përgjigje ua japin vetë ish-banorët me ndonjë postim në rrjetet e tyre sociale.
Një ditë më parë Meriton Mjekiqi ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë një foto ku shfaqet vetëm ai. Teksa postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, vëmendjen më të madhe e merr shkrimi i Ilnisa Agollit.

“Fryma ime”, ka komentuar gazetarja e njohur në foton e partnerit të saj, të cilin e njohur pikërisht brenda shtëpisë së BBV3.
Madje Ilnisa herë pas here ka postuar në “Instagram”-in e saj foto me moderatorin e njohur, duke i bërë dedikime të ëmbla dashurie.