Theo Hernandez ka qenë padyshim një nga afrimet më cilësore te skuadra e Milanit. Mbrojtësi francez ka treguar aftësi të mëdha dhe është një nga interpretuesit më të mirë të rolit të tij në nivel ndërkombëtar, duke mos munguar të afirmohet edhe në zonën e sulmit.
Duke pasur parasysh vlerën e tij, Milan duhet të ruhet vazhdimisht nga interesimi i klubeve të tjera. Nga ky këndvështrim, së shpejti mund të ketë një ofertë që vështirë se mund të refuzohet.
Sipas ‘El Nacional’, në fakt, PSG është gati të hyjë në lojë. Francezët duan të forcohen më tej, pavarësisht blerjeve të fundit faraonike. Rezultatet deri më tani nuk kanë qenë tamam në përputhje me pritshmëritë, aq sa është vënë në pikëpyetje edhe vetë pozicioni i trajnerit Pochettino. Hernandez është ndoshta objektivi i parë për krahun e majtë, ku Bernat vazhdon me problemet fizike.
Shifra që klubi francez do të vendosë në pjatë është rreth 60 milionë euro. Një shumë që drejtuesit do ta konsideronin të mjaftueshme për ta bërë Milanin të lëkundet seriozisht.Një pistë që do të ishte sensacionale dhe për t’u monitoruar me shumë vëmendje në funksion të muajit janar