Merkel: “Nuk ka një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme ka hedhur poshtë të gjitha thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor në BE.

“Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet“, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni.

Një afat do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku i 27 vendeve, apo jo, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu