Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin, Edi Rama, kancelarja gjermane Angela Merkel u pyet mbi procesin e Berlinit, për të kuptuar sesi ajo e konsideron këtë process, si një dështim apo sukses.
Merkel tha se ky proces nuk mund të quhet një dështim pasi që prej fillimit në 2014 dhe deri tani ka pasur shumë ndryshime dhe gjithçka është në drejtimin e duhur.
Më tej kancelarja shtoi se takimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin Aleksandër Vuçiç ka qenë një sukses pasi ka ndryshuar shumë gjëra.
“Jo nuk e konsideroj si të tillë. Sa i përket bashkëpunimit unë jam takuar me përfaqësues të një organizate joqeveritare në vendin tuaj dhe më kanë treguar si janë gjërat. Takimi Vuçiç dhe Rama ka ndryshuar shumë gjëra, ndoshta diçka merr kohë më shumë sesa duhet. Ndoshta BE nuk është aq i shpejtë sa duhet në këtë drejtim por shumë çka është në drejtim të duhur” , tha ajo.
Më tej kryeministri Rama falenderoi kancelaren për punën e bërë gjatë këtyre viteve dhe theksoi dhe njëherë suksesin që procesi i Berlinit ka pasur gjatë këtyre viteve dhe shumë shpejt do të arrihet qëllimi.
“Kur kancelarja na ka ftuar në Berlin në 2014 ishte hera e parë e këtij rajoni që liderët e të gjitha vendeve uleshin në nëtë njëjtën tryezë jo për tu vrarë dhe për të folur pr të shkuarën po për të folur për të ardhmen. Ky poces i hapi rrugë një vendosjese të një komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në kushte kur pavarëisht distancës së afërt nuk ishin takaur kurrë. Procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vetë. Edhe Ballkani i hapur që sot ne e kemi si një nisme të tre vendeve që synojnë të përfshijnë të gjashtë vendet është rezultati i këtij procesi pasi ky proces na ka dhënë mundësinë që nga bashkëpunimi dhe ndërbeprimi ne mund të ndërtojmë të adhmen të përbashkët. Besoj që në historinë e këtij rajoni Angela Merkel ka vendosur një grup kilometrik për gjenerata të tëra dhe do jenë gjeneratat e tëra ccfarë ka ndodhur në 2014 në tryezën. Jemi duke kapërcyer dhjetra, qindra vjet histori dhe njëkohësisht jemi duke luftuar me një prapambetje. Unë nuk e quaj dështim, por një vision afatgjat që do të kalojë nga një qeveri në tjetrën, për të realizuar këtu në rajon”, tha kryeministri.