Merr detyrën si kryekomunar në Gjilan/ Alban Hyseni jep dorëheqjen si deputet

0

Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit. Hyseni hoqi dorë nga posti i deputetit pas fitores në zgjedhjet lokale në komunën e Gjilanit. Ceremonia e tij e betimit si kryekomunar i Gjilanit do të zhvillohet ditën e enjte. Alban Hyseni ka njoftuar dorëheqjen e tij me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku dhe tregoi se tashmë e pret një kapitull i ri si kryekomunar i Gjilanit.

“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, -ka shkruar Hyseni në Facebook.

Alban Hyseni i Vetë Vendosjes ka fituar në zgjedhjet lokale ndaj kandidatit kundërshtar Lutfi Hazirit të LDK-së, për të qeverisur në Gjilan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu