Merr flakë automjeti pranë parkut të liqenit artificial në Tiranë

0

Një makinë ka marrë flakë në zonën afër parkut të liqenit në Tiranë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur por pamjet e para nga vendngjarja tregojnë automjetin që digjet, ndërkohë që zjarrfikëset përpiqen të shuajnë flakët.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në vendngjarje.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu