Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, lë pa energji gjysmën e fshatit

0

Ka marrë flakë kabina elektrike në Lazarat, e cila ka lënë pa energji gjysma e fshatit.

Ngjarja ka ndodhur para pak në lagjen Kordhocë, pjesa e poshtme e fshatit Lazarat ku njëra prej kabinave elektrike u vu nën flaket e zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e një ngjarjeje që do shkaktonte situatë kritike.

Shkaqet e zjarrit po hetohen ndërkohë nga grupi hetimor mësohet se dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasoje e një falsokontakti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu