Merr flakë në mes të rrugës mjeti i turistit italian

0

Përfshihet nga flakët mjeti i një turisti italian.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Levan – Tepelenë.

Nuk ka dëme në njerëz.

Mallakastër/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu