Merr flakë pylli në Bubq, zjarri shkrumbon edhe magazinën me bazë ushqimore për blegtorinë

0

Një sipërfaqe pylli në fshatin Bubq ka marrë flakë dhe zjarri i favorizuar nga era ka depërtuar brenda një magazine me bazë ushqimore për blegtorinë.

Për pasojë magazina është djegur tërësisht dhe zjarri vijon. Të dy zjarrfikëset e Krujës ndodhen në vend për të lokalizuar flakët në mënyrë që të mos i afrohen banesave që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Nga burime paraprake, mendohet se zjarri mund të jetë vënë nga pakujdesia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu