Merr flakë servisi i makinave, dëmtohet një punonjës

0

Flakët kanë përfshirë një servis makinash sot në qytetin e Pukës.

Mësohet se zjarri ka rënë gjatë saldimeve që punonjësi i servisit po kryente në një makinë.

Si pasojë e flakëve, ka mbetur i dëmtuar punonjësi, i cili është dërguar në spitalin e qytetit për trajtim.

Policia thotë se po heton për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

“Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.

Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu