Einxhel dhe Donaldi janë 2 banorët që prej më shumë se 3 javësh janë përfshirë në debate të forta në lidhje me një situatë të mbetur pezull jashte shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Megjithatë sot ata duket se po lënë pas kraheve konfliktet e tyre. Teksa po rrinin jashtë në oborr, Donaldi e ndihmoi Einxhel, që ka krahun e thyer për të hequr bluzën.
Fillimisht i ka shkuar në ndihmë modelja Beniada Nishani dhe më pas aktori Donald Veshaj.
Rikujtojmë se pak javë më parë Einxhel Shkira akuzoi Donald Veshajn se e hoqi padrejtësisht nga puna dhe nuk i dha rrogën kur e punësoi në emisionin e tij “Binjakët”.
Ndërsa aktori humorit iu drejtua duke thënë “di shumë gjëra për ty”, por nuk donte ti tregonte për të mos i prishur imazhin.