“Merresh me gratë e shokëve”, Meritoni i bën akuzën e rëndë Romeon, ja deklarata që trazoi shtëpinë e BBV

0

Debati mes Romeos dhe Meritonit është përshkallëzuar akoma më shumë në fund të spektaklit të mbrëmjes së djeshme në Big Brother Vip Albania.

Ka qenë Romeo ai që i është drejtuar Meritonit që merret me gratë e shokëve, duke nënkuptuar sulmet që i ka bërë vazhdimisht në lojë Sarës gjatë kohës që ajo dhe Bardhi ishin në shtëpi, dhe tashmë edhe Heidit duke i kujtuar asaj flirtet me Fatjonin dhe Alfion para se të bëhej e dashura e Romeos.

Meritoni i ka dhënë një tjetër konotacion kësaj deklarate, duke bërë kundërakuzë në drejtim të Romeos. Ai tha se personi që është përmendur se merret me gratë e shokëve jashtë shtëpisë është pikërisht Romeo, duke iu referuar deklaratës së një personazhi të njohur në TikTok.

Bëhet fjalë për një deklaratë publike e cila është bërë virale disa kohë më parë, ndërsa Romeo ka përmendur edhe emrat e tyre, duke treguar se bëhet fjalë për mikun e tij të ngushtë Elgit Dodën dhe bashkëshorten e tij, Klea Huta.

Romeo u shpreh i keqardhur për këtë deklaratë të Meritonit, duke theksuar se me Elgitin ka hyrje dhe dalje familjare, dhe se gjithçka ka qenë shpikje.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu