Merrte 6 mijë euro në muaj nga inceneratorët si drejtor kantieri, por babai i deputetit të PS rezultonte i punësuar si “brumëgatues në Ersekë”

0

Të tjera detaje dalin në dritë nga afera e inceneratorëve që ka çuar pas hekurave një ish-ministër dhe pritet arrestimi i një ish-deputeti.

Sipas SPAK në kohen kur Edmond Bllako, babai i ish-deputetit socialist Alqi Bllako merrte 6 mijë euro nga kompania e inceneratorëve në pozicionin e drejtorit të kantierit, në sistemin e tatimeve rezultonte i punësuar si brumë gatues në Ersekë.

Babai i Alqi Bllakos përfitoi pagë 6000 € në muaj nga inceneratorët dhe në total ka përfituar mbi 14.9 mln lekë. SPAK i ka sekuestruar babait të Alqi Bllakos një apartament të blerë më datë 28.04.2020 që ka kushtuar 144 mijë euro, vlerë ekuivalente me shumën e përfituar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu