Shtetasi Ervis Miri është dënuar nga prokuroria e Tiranës me masën “arrest me burg” pasi akuzohet për marrjen pjesë në 200 procedura tenderi me dokumenta të rreme.
Sipas njoftimit, Miri ka përfituar që prej vitit 2016, 200 tendera duke pretenduar se dispononte pajisje për trajtimin e mbetjeve spitalore të cilat nuk i kishte.
Në bashkëpunim me persona të tjerë Miri ka deklaruar akte të rreme duke pasqyruar kërkesa drejtuar AKM-së nëpërmjet QKB-së , si dhe raporteve të vetmonitorimit peridike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024.
Gjithashtu bëhet me dije se 8 inspektorë trë shtetit kanë marrë përsipër për të mbuluar mungesën e pajisjeve për trajtimin e mbetjeve spitalore.