Mes lotësh, Drini Zeqo rrëfen divorcin e prindërve dhe gjendjen e motrës

0

Në një rrëfim për jetën e tij, Drini Zeqo ka treguar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” shumëçka nga jetesa me mamanë dhe motrën, humbjen e babait nga jeta e deri te problemet e shëndetit të motrës së tij.

I prekur mes lotësh, gazetari ka rrëfyer se një nga momentet më të vështira në jetën e tij, ka qenë kur prindërit e tij vendosën të divorcohen dhe që prej atëherë ai ka kontribuar me të ardhurat nga puna e tij në shtëpi.

“Që prej 2003-it, puna nuk ishte më një luks, gjysma e të ardhurave të mia mujore kanë shkuar vetëm për familjen”, rrëfeu Zeqo.
Ai ka treguar gjithashtu se e ka humbur babain në moshë të hershme, 56-vjec, nga një hemoragji cerebrale e papritur, moment i cili i la shumë pengje Drinit, në pamundësi për t’i thënë çfarë do të kishte dëshirë.

Drini tregoi gjithashtu gjendjen momentale të shëndetit të motrës së tij, duke theksuar se ajo është koshiente dhe se ka marrë medikamentet dhe mjekimet e duhura dhe se ka 12 vite që kurohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu