Këngëtarja Morena Taraku ka postuar një shkrim në llogarinë e saj në Instagram, ku ka kujtuar nënën mes lotësh. Ajo ka treguar se po i mungon aq shumë.
“Nuk kisha ndier kohë të gjatë erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna saj kishe vënë qumështin ta ziejë për të bërë kos, o Zot për një momente me doli nëna ime përpara, se kisha plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time… më dolën lot. Po qaja si fëmijë, nuk më kishte ndodhur kurrë… se di pse desha ta ndaj me juve…
Duaji nënat, sepse janë bota e njerëzimit. Gjitha nënat e botës meritojnë dashuri pa fund”, ka shkruar Morena.
Morena shpesh herë e kujton dhe shpreh dhimbjen e madhe që ka për humbjen e nënës.