Mesazhi në WhatsApp: “Mësimi do të bëhet online”/ Ja reagimi i Universitetit të Tiranës

0

Universiteti i Tiranës ka përgënjeshtruar mesazhin që është dërguar në rrjetin ‘Whatsapp’ se mësimi do të ndryshohet dhe do të bëhet online. Me anë të një reagimi zyrtar, universiteti e cilëson këtë lajm si të pavërtetë.

POSTIMI:

Mësimi vijon normalisht në AUDITORË Gjatë ditës së sotme, në rrjetin WhatsApp ka qarkulluar një njoftim i cili thekson se Universiteti do të vijojë procesin mësimor online. Ky është një informacion i PAVËRTETË! Gjejmë rastin të theksojmë se:Informacionet dhe lajmet zyrtare të Universitetit të Tiranës shpërndahen vetëm në faqen zyrtare të internetit të Universitetit të Tiranës; në faqet zyrtare të Fakulteteve të UT-së dhe në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale.

Mësimi vijon me prezencë fizike në AUDITORË në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës.Lutje cilitdo student që të konsultojë dhe të konsiderojë vetëm kanalet zyrtare të komunikimit.Faleminderit!

InfowebTV



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu